E pyetur nga të rinjtë në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, se cila është strategjia e opozitës për të thithur trurin e larguar nga vendi, deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa, tha se programi në fushatë parashikonte masa konkrete në punësim.
“Ne kthim masa konkrete për kthimin e trurit, duke ofruar pagë të njëjtë me vendin ku ndodhet jashtë vendit për një vit deri sa të kishte mundësi të fillonte jetesën në Shqipëri. gjithashtu do të kishte lehtësira për taksa dhe tatime për 5 vitet e para”, tha deputetja e PD.
Sipas deputetes Zhupa, me politikat që po ndjek qeveria e majtë më shumë po nxit largimin se sa po punon për kthimin e trurit në vend.
Ajo që nuk tha në këtë rast ishte referenca; pra, ku janë aplikuar këto masa dhe ç’efekt kanë patur. Sepse siç dihet, ikja nuk është fenomen vetëm shqiptar i viteve të fundit, më saktë nga 2015-ta e këtej, është fenonen rajonal, i cili ka prekur rëndë madje dhe dy vende anëtare të BE-së, Rumaninë e Bullgarinë. Shkon dhe më tej madje, pasi fenomeni ka prekur dhe vende të Europës qëndrore, siç Hungaria dhe Polonia, me rritje të fuqishme ekonomike. /sarandacity.al/
com viagra 100mg price The fact that priligy buy online usa
Watery eyes or tearing eyes priligy seratonin