Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rrëfim në vetën e parë: E kam një “Dell” amerikan

by PorositWeb
4 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Memorja e fb nuk më la të harroj se e sotmja është dita e celebrimit të miqësisë sime me avokaten amerikane Mimi Anzel. Shumë ujë ka rrjedhur që atëherë. Por, nga ai ujë u bë kjo dritë që mori miqësia jonë, e cila tani jeton “online”.  Mimi, nuk di përse, por nuk ka ardhur më këtu, ku e di se ka jo pak miq dhe të gjithë të zgjedhur.

Me avokaten amerikane Mimi Anzel, më njohu rastësia, që në fakt ishte mrekullia. Ishin vitet e rrënimit të madh të Shqipërisë, post ‘90. Diktatura qe rrëzuar dhe vendi ishte si truall ndërtimi me lloj-lloj mbetjesh inerte nga shembja e sistemit të vjetër.

Demokracia e atyre viteve barazohej me papunësi, me asistencë njëvjeçare pas “dënimit me vdekje” të ish-ndërmarrjeve prodhuese, me skamje deri te kafshata e bukës, me përpjekje të dëshpëruara për mbijetesë dhe me hapje korridoresh për punë të zeza. Në këtë peizazh gri, avokatja amerikane, me shpirt dhe prirje aventure, u shfaq në këtë realitet si vizitore. Ndër planet e saj krijuese ishte që, me avantazhin e dëshmitarit okular dhe me gjuhën e artit të shtatë, t’u tregonte amerikanëve të saj për Shqipërinë postdiktaturë, duke treguar për Sarandën.

Shqisa e saj e kuriozitetit dhe vëzhgimit, për të njohur njerëz tipikë të këtij qyteti dhe anglishtja ime sado modeste, u takuan një ditë me turisten jotipike. Pjesë të guidës së saj, bëri edhe projekte dokumetarësh për Sarandën. E ky u bë një truall bashkëpunimi e miqësimi. Mimit nuk mund t’i besohej dot që unë, ashtu si shumica e lajmebërësve dhe opinionbërësve të asaj kohe, shkrimet i shkruaja akoma me laps e letër dhe redaksisë ia nisja me zarf, duke gjetur autobusin e radhës apo furgonin e rastit. Ajo e përjetoi këtë si një lëngatë të gazetarisë shqiptare dhe si një veçim nga bota e jurnalistëve, që i kishte lehtësuar era digitale.

Dhe nuk mundem ta harroj dot se si avokatja amerikane Mimi Anzel, ishte dora e parë që m’u dha për t’u shkëputur nga teknologjia tradicionale e njohur si “e zeza mbi të bardhë”. Laptopi i markës “Dell”, i dhuruar prej saj, m’u bë shtysa e parë teknologjike për t’i thënë vetes se “po”. ishte koha që t’i hyja botimit të gazetës dygjuhëshe (shqip & anglisht) “Joni”, si sprovë profesionale dhe sipërmarrje vetiake, që solli si produkt themelimin e një medie të shkruar,  me profil guide për Sarandën dhe rajonin.

Ishte koha kur një kompjuter apo një laptop ishte komoditet. Kujtoj se në Shqipërinë e viteve me gërrhitje gjeneratorësh dhe ku, sa vinte uji, iknin dritat, kompjuteri mbetej një mjet pa vlerë, në se nuk do të kishe të instaluar edhe pajisjen e quajtur UPS, atë që e mbante në punë kompjuterin apo laptopin, edhe të paktën 15 minuta pas ndërprerjes së energjisë. Pa atë “i kishe marrë të keqen” artikullit që kishe shkruar, të cilin do të duhej ta nisje nga e para. Ndërsa me atë, merrje kohë për ta përballuar “lojën” e ikjes së dritave, që përsëritej disa herë në ditë dhe e memorizoje artikullin deri në rreshtin ku kishe mbërritur. Edhe për këtë pajisje, edhe për zgjatuesen që më duhej për të mbërritur pa siklet te burimi i energjisë, edhe për printerin tim, u kujdes Mimi. Shkurt, shtëpia ime e vogël pati shumë shpejt një kënd pune “me cikël të mbyllur” sa i takon teknologjisë, pavarësisht asaj që Shqipëria e kohës ofronte.

Por nuk mbaroi me kaq. Mimi u bë ekspertja ime për strukturimin e gazetës-guidë. U bë edhe ndër firmat që shkruajtën në faqet e asaj gazete, duke shprehur opinione të saj mbi strukturimin e guidave turistike në këtë rajon, çfarë ishte e pëlqyeshme në syrin e vizitorit apo turistit të huaj dhe ku “pikonte çatia”.

Mbaj mend mirë edhe një ditëlindje të Mimit, organizuar modestisht, në kushtet shqiptare të atyre viteve. Por qershia e asaj torte ishte mirënjohja e miqve të saj sarandiotë, për mendjen dhe dashurinë që na dha. Dhe më e vyera: mirësinë e la midis nesh si suvenir të bukur, edhe pse ka disa dekada e kthyer në Amerikën e saj.

Nga Thoma Nika – /sarandacity.al/

Tags: DikurPerditshmeri
Previous Post

Sarandiotja e Miss Shqipëria: ky qe vlerësimi që morri

Next Post

Shihni ç’del nga deti i Vlorës, po në Sarandë?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një Fake shqiptar në kohën e Italisë
Kujtesë

Një Fake shqiptar në kohën e Italisë

10 Mars, 2023
Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?
Kujtesë

Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?

8 Mars, 2023
Kur regjimi komunist krijoi medaljen “Nëna”: kujt i jepej?
Kujtesë

Kur regjimi komunist krijoi medaljen “Nëna”: kujt i jepej?

8 Mars, 2023
Të jetosh e të të lindin fëmijë në Butrint
Kujtesë

Të jetosh e të të lindin fëmijë në Butrint

21 Shkurt, 2023
Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues
Kujtesë

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues

28 Janar, 2023
Biseda e rrallë e ‘90-ës: kur Berisha e Rama ishin në një mendje
Kujtesë

Biseda e rrallë e ‘90-ës: kur Berisha e Rama ishin në një mendje

6 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.