Deputetja në pritje e Sarandës Anila Denaj, përcolli një falenderim për të gjithë ata që luftuan me flakët në Ksamil natën e së premtes duke u gdhirë e shtuna.
Ajo veçoi sidomos shërbimin zjarrfikës.
“Mirënjohje për punën e bërë gjatë orëve të mbrëmshme të natës, për shuarjen e zjarrit që ra në afërsi të Ksamilit.
Njësitë e zjarrfikseve nga Saranda, Konispoli, Finiqi, forcat e armatosura, si dhe strukturat lokale, ju erdhën në ndihmë banorëve, si dhe arritën të shpëtonin nga flakët parcela me ullinj, banesa, por edhe biznese të zonës”, shkruan ajo që do të jetë nr. 1 i pushtetit në zonë për katër vitet e ardhshme. /sarandacity.al/