Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Misioni i vështirë i Anila Denajt: ç’thonë gojët e njerëzve për vendimmarrësit rozë në zonë

by PorositWeb
1 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ne gazetarët, duke qenë çdo ditë në terren, ku puna na njeh me shumë njerëz e realitete, marrin prej tyre, pra të parëve, atë çfarë i mundon më shumë këto kohë në pikëtakimet me shtetin, pushtetin, vendimmarrjen.

Dhe, nëse qibri i drejtuesve aktualë në zonë, ku veçojnë ata të Sarandës, Ksamilit apo Delvinës, funksionon në pjesën e një brenge morale se ç’mendojnë njerëzit për ta, duhet ta dijnë se përceptimet e gjykimet nuk janë hiç të mira. Ato enden mes bindjes për paaftësi në drejtim e hamendjeve për korruptim, në rast se s’ekiston një provë konkrete.

Për nëse jo për ata nominalisht, për shumë nivele pushteti, ofrohen dëshmi të rënda korruptimi, që më pas penalizojnë të parët e tyre.

Prej tyre, ankesave, fakteve që sjellin, ofrohet panorama e zymtë e një grushti njerëzish, të cilët paguhen nga taksat e njerëzve për t’u shërbyer atyre, me aftësi e drejtësi, por që janë shndërruar në grykësa të panginjshëm.

Nuk mund të themi se nuk ka të aftë e ndershëm në morinë e atyre që marrin rrogën për t’i shërbyer publikut, nuk mund të themi se çfarë thuhet në adresë të shumë personave me përgjegjësi publike patjetër është e vërtetë, por në finale nuk është e vështirë të konkludohet se njerëzit, si qytetarë e taksapagues, janë jo thjesht të pakënaqur, por të zhgënjyer e të dëshpëruar në kulm nga çdo lloj përvoje pikëtakimi me pushtetin.

Veçon Ksamili në këtë atmosferë të rënduar pushtet-qytetar, ku i dyti ka krijuar gati një neveri për të parin.

Ndaj ne, njerëzit e medias ku shumë të zhgënjyer e të dëshpëruar gjejnë ngushëllim duke ndarë përvojat e tyre negative, e ndjejmë si obligim ta vëmë në dukje këtë, duke shpresuar e besuar se ata që kanë barrën e rëndë sot të drejtojnë punët e mëdha të komunitetit, t’i shërbejnë atij, vuajnë dhe emrin e mirë që duan të lënë pas, për veten, familjet, fëmijët e tyre, duke mos u bërë nesër barrë morale për ta.

Pushteti merr fund një ditë, si shumëçka që s’është e përjetshme në këtë botë kalimtare dhe nuk ka dyshim që ata që sot drejtojnë dhe kanë në dorë fate njerëzish, nuk do donin të ishin prej atyre që shmangnin daljet në publik, siç ndodh me disa ish-drejtues të djeshëm. Por nuk do donin gjithashtu që mbi ta të vihej vula e gjykimit publik si njerëz që nuk e meritonin votën, nuk e meritonin t’u besohej përgjegjësi, prej shumë dëmeve e padrejtësivë që mbollën e lanë pas.

Në këtë aspekt, një sfidë e madhe përpara është për Anila Denajn.

Deputetja në pritje e pushtetit ka barren e rëndë të tregojë se çfarë ka ndodhur deri më sot në pushtetin 8-vjeçar në zonë, të të gjitha niveleve, ka qenë thjesht aksidentale.

S’është punë rruge, ujësjellësi, areoporti, shëtitoreje…është çështje korruptimi, padrejtësie dhe paaftësie gjithashtu. /sarandacity.al/         

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Reagim: Për Ina Zhupën, nga unë, vajza e një zjarrfikësi në Sarandë

Next Post

Ngadhjimi mbi flakët mbi Ksamil, një mirënjohje nga Denaj

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Fisnikëria e dy lidërve në tragjedi, si një leksion botës në armiqësi
Politikë

Fisnikëria e dy lidërve në tragjedi, si një leksion botës në armiqësi

6 Shkurt, 2023
Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues
Politikë

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

31 Janar, 2023
Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës
Politikë

Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës

30 Janar, 2023
Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!
Politikë

Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!

30 Janar, 2023
Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin
Politikë

Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin

28 Janar, 2023
Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame
Politikë

Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame

27 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.