Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Reagim: Për Ina Zhupën, nga unë, vajza e një zjarrfikësi në Sarandë

by PorositWeb
31 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

E zgjedhura deputete!

Statusi juaj mbi zjarret në Ksamil ma përforcoi dhe më tej bindjen se pos që specifikisht jeni zgjedhje e gabuar për Sarandën, përgjithësisht nuk keni asnjë lloj sharmi politik. Si e tillë s’mund të ofroni ndonjë risi. Dhe kur s’mund të ofroni risi, s’keni më pas mundësi të ofroni dhe zgjidhje për qindra kokolepsje të shoqërisë sonë të ngatërruar e të çoroditur.

Unë që ju shkruaj jam bijë e një zjarrëfikësi, nga ata që ishin në orë të tëra në luftë me flakët në Ksamil. Shoh tim atë çdo ditë të drobitur, për aq sa e shoh, pasi është kodër më kodër e mal më mal në betejën e përditshme dhe të përnatshme me zjarret.

Ajo që më dhemb ka formën e një shisheje uji, të cilën dua t’jua jap atij dhe kolegëve të tij teksa janë mes flakëve, por që s’mundem dot. Mos ishit ju mbrëmjen e së premtes në lartësitë e Ksamilit për t’jua dhënë? Nga e bëtë atë status të shëmtuar, dhe politikisht të shëmtuar përveçse logjikisht të tillë, nga fronti i përflakur i zjarreve apo nga ndonjë cep relaksi gjetkë, larg atyre që hiqnin shpirt me zjarret dhe prej zjarreve?

Në mos vetë, pse nuk angazhuat njerëz nga PD-ja juaj që të ishin aty, me ndonjë arkë uji për grykët e gjuhët e tharra nga etja, e më pas le të shkruanit, le të bënit politikë, edhe pse idiotsisht? Së paku moralisht të ishit në një nivel të pranueshëm.

Me anë të statusit tuaj mbi zjarret në Ksamil, që sipas teje dramën e paskan patur nga fakti se nuk qenkan shuar për 5 orë (pse sa duhet të jetë koha e shuarjes?), ju jo nuk e dini se ç’flisni, ju e dini se ç’flisni, mufka tipike të trasha politike, por nuk keni asnjë aftësi për të folur ndryshe. E para se është çështjeje zgjedhjeje, pasi të tillë e keni zgjedhur ligjërimin politik, sa më të rëndomtë e bajat, dhe e dyta se s’keni mundësi për më shumë, për më mirë. Deri aty shkoni, te ajo që shprehni, që shkruani.

Çështja është se ç’taksirat ka im atë, apo ne, familjarët e tij, të lexojmë mufkat tuaja.

Jo për gjë, por bëhet fjalë për zjarrfikës e familje zjarrfikësi e jo PS-ist apo seksion PS-je. /sarandacity.al/                

 

Tags: Kryesore
Previous Post

E dhëna e panjohur: rekordet botërore dhe europiane të varrezës së Shën Vasilit

Next Post

Misioni i vështirë i Anila Denajt: ç’thonë gojët e njerëzve për vendimmarrësit rozë në zonë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.