“Epidemia” fitimsjellëse e këtij sezoni në Sarandë qenë anijet shëtitëse.
Deri para pak vitesh nuk kishte asnjë.
Pastaj erdhi një, krejt natyrshëm, si risi shërbimi dhe kërkesë tregu. Vijoi aktivitetin për disa vite dhe pastaj, krah saj, në një kohë të vetme u rreshtuan të tjera, rreth 6-7 menjëherë.
Dekori bregdetar është zbukuruar prej tyre, sidomos me direkët e tyre si lisa, por kur zhvendosesh te efektet anësore mundet që dëmi të jetë më i madh se sa dobia në sensin e interesit publik.
Si te çështja e Butrintit, ku një zë që e njeh mirë parkun e sidomos problemet e atraksionin turistik në site arkeologjike, ish-drejtori i Auron Tare, thërret për frenim të masivitetit të vizitueshmërisë, pasi kjo mund të çojë në pasoja për sitin.
Ne, vendimmarrja jonë institucionale, sidomos në nivel lokal, ende s’e ka këtë kapacitet mendimi për gjëra kaq delikate, të cilat duan dije, referenca, përvoja, dëgjueshmëri të atij që di më shumë.
Aftësia njerëzore e atyshme ngjan e limituar përballë dinamikës zhvillimore. Kjo dinamikë kërkon gjenialitet në menaxhimin e situatave që deri dje s’e ekziston, që për to madje s’kishte as përvoja e as kuadër ligjor.
Është e lehtë t’u thuash artizanëve të pakrah që “s’keni më punë në shëtitore”, duke i shtyrë në vendin ku s’i sheh askush. Kjo nuk do gjenialitet, mjafton pandjeshmëria.
Por kur është fjala për anije të rreshtuara, të cilat me gjasë pritet të shtohen, aty më pas vjen në pyetje aftësia për t’i bërë ballë një situate të re, e cila sipas përvojës së derisotme e ka vënë përposhtë shtetin, e ka nxjerrë në mos të korruptuar, patjetër të paaftë. Për këtë mjafton të shohësh ndërtimet, trendin e tyre. Janë pasqyra ku vendimmarrja është treguar tuafe, pa mendim. Ajo thjesht ka firmosur, ka marrë pjesën e saj, por si një medalje në dy anë, në anën tjetër i ka sjellë një dëm të pariparueshëm qytetit.
Kështu dhe me anijet, agregate turistike të cilave ne u shohim pjesën tërheqëse por jo pasojat e tyre, të cilat do i ndjejmë me kohë. Disa po i ndjejmë, ndotjen akustike prej tyre në një garë vulgare se cila ofrohet me më shumë….tallava ose zhurrmë me dy nota.
Thjesht: do ketë një limit, një “Jo” vendimmarrëse për to apo jo?
Sepse një vendimmarrje lokale jo thjesht firmos por dhe mendon, analizon, bën përllogaritje, ndërton vizione, strategji…./sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
413267 738134Hello there, just became alert to your weblog via Google, and identified that it is truly informative. Im gonna watch out for brussels. I will appreciate if you continue this in future. Lots of men and women is going to be benefited from your writing. Cheers! xrumer 38701
649163 612442Perfectly composed content material , thankyou for entropy. 838735
493128 489394Hi, Neat post. Theres a dilemma along together with your site in internet explorer, could test this IE nonetheless is the marketplace leader and a great portion of individuals will omit your outstanding writing because of this dilemma. 853325