Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Çadra e shezlongë: ç’po kërkojnë tatimet nga plazhet private

by PorositWeb
2 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 4 javësh, administrata tatimore ka nisur aksionin për verifikimin e kontratave të qirasë për shfrytëzimin e plazheve private në të gjithë bregdetin e Shqipërisë.

Verifikimi i kontratave të shfrytëzimit të plazheve private përkon pas ngjarjes së rëndë që ndodhi disa javë më parë në Velipojë, ku për shkak të problemeve me lejet e shfrytëzimit humbën jetën 4 persona.

Nisja e aksionit për kontrollin e kontratave e qirasë së plazheve në pikun e sezonit turistik ka shqetësuar mjaft subjekte që shfrytëzojnë rregullisht prej vitesh hapësirat e plazheve dhe ndaj tyre nuk është dhënë asnjë masë administrative.

Bizneset shprehen të shqetësuar për paqartësinë e vendimit, pasi sipas tyre është hera e parë që kontratat e qirave verifikohen nga administrata tatimore dhe nuk dihet nëse kjo do të sjellë plotësimin e kritereve shtesë. “Ende nuk dimë se cili është qëllimi i verifikimit të kontratave. Prej vitesh ushtrojmë rregullisht veprimtarinë e shfrytëzimit të një stacioni plazhi në bregdetin e Borshit. Shqetësimi ynë lidhet nëse do të kërkohet plotësimi i kritereve shtesë, si nxjerrja e një NIPT-i sekondar vetëm për veprimtarinë e plazhit, përveç NIPT-it që kemi për hotelin”, pohon një subjekt në zonën e Borshit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaruan për Monitor se verifikimi i kontratave të qirasë të miratuara online nga e-Albania ka si qëllimin kontrollin e numrit të çadrave me atë të deklaruar dhe lëshimin e kuponit tatimor. “Në zbatim të Planit të Turizmit janë iniciuar nga risku, lista e tatimpaguesve që kanë aktivitetit stacionet e plazhit. Nga ana jonë verifikohet kontrata apo miratimi nga e-Albania. A korrespondon numri i çadrave me atë të deklaruar me kontratë dhe lëshimi i kuponit”, sqaroi DPT.

Sipas rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, përcaktohet se është inspektorati përgjegjës për turizmin, në bashkëpunim me inspektoratet përgjegjëse që verifikon respektimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë rregullore nga subjektet që kanë lidhur një kontratë qiraje me organet e vetëqeverisjes vendore. “Inspektorati përgjegjës për turizmin, në përfundim të inspektimit të kryer, njofton për çdo shkelje të konstatuar të rëndë dhe/ose të përsëritur, njësinë e vetëqeverisjes vendore për marrjen e masave të nevojshme, deri në zgjidhjen e menjëhershme të kontratës”, citohet në vendim.

Rregullorja përcakton ndër të tjera se kërkesat e subjekteve të interesuara për shfrytëzimin e plazheve shqyrtohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore e cila merr parasysh plotësimin e kritereve, si: nëse subjekti ka eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive të tjera turistike në plazh, për të cilat nuk është dhënë ndonjë masë administrative nga institucionet përkatëse dhe nëse plani i biznesit i përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit, sigurisë së pushuesve dhe nëse është i realizueshëm bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit.

Nga pushteti vendor përpara dhënies në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duhet të marrë paraprakisht konfirmimin nga ministria përgjegjëse për turizmin nëse hapësira e plazhit të kërkuar është objekt i ndonjë kërkese sipas ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, ose është objekt i ndonjë kërkese për investitorët në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Në këtë rast kërkesa e subjektit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, dorëzuar pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, refuzohet. /Monitor/

Tags: Kryesore
Previous Post

Pikëpytetja mbi “epideminë” e anijeve shëtitëse: vetëm kaq apo dhe më?

Next Post

“Armatosja”: si mund të aplikoni në e-Albania, ç’u kërkohet si kritere

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik
Sociale

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

23 Mars, 2023
Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.