Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Armatosja”: si mund të aplikoni në e-Albania, ç’u kërkohet si kritere

by PorositWeb
2 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Personat të cilët duan t’u pajisen me armë zjarri për arsye të ndryshme, mund të aplikojnë tashmë në portalin E-Albania.

Ndryshimeve e publikuara së fundmi në fletoren zyrtare i janë shtuar edhe disa kritere të cilët duhen përmbushur për të disponuar një armë zjarri.

a) Kërkesën për licencë

b) Vetëdeklarim “Për verifikimin e gjendjes gjyqësore” të personit fizik ose të administratorit të personit juridik, vërtetim nga gjykata që shoqëria nuk është në proces gjyqësor/nuk është dënuar dhe nga prokuroria që shoqëria nuk është në procedim penal;

c) Letërnjoftim/pasaportë, të njohur sipas legjislacionit në fuqi të personit fizik ose të administratorit të personit juridik;

ç) Kontratë pune me drejtuesin teknik;

d) Certifikatë mjekësore për veprimtaritë e lejuara me armët për personin fizik, për pronarët përfitues të personit juridik, sipas përcaktimit të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, drejtuesin teknik, si dhe personat e punësuar, veprimtaria e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me armët, sipas udhëzimit në fuqi për llojet e vizitave dhe përmbajtjen e raportit mjekësor për veprimtaritë me armët, lëshuar nga autoriteti përkatës brenda 6 (gjashtë) muajve të fundit, që vërteton se është i aftë nga ana mendore dhe fizike.

Po ashtu,  Policia e Shtetit mban Regjistrin e Licencave dhe Autorizimeve për Veprimtaritë e Lejuara me Armët. Struktura përgjegjëse regjistron vendimin e miratimit ose të refuzimit të kërkesës për licencim, si dhe çdo vendim miratimi apo refuzimi të kërkesave të mëparshme për licencim, sipas rastit.

Licenca dhe çdo vendim lidhur me licencat e lëshuara dërgohen për publikim në Regjistrin Kombëtar të Licencave, që administrohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Licenca shfuqizohet qoftë me kërkesë të subjektit por edhe për shkeljet:

a) me kërkesë të titullarit;

b) për mospagim të taksës/tarifës përkatëse (nëse ka);

c) në rast moszbatimi të urdhërimeve brenda afateve të arsyeshme të pezullimit;

ç) në rastin e shkeljeve të rënda me faj nga titullari dhe/ose kur shkelja ka shkaktuar dëmtim të interesit publik, që garantohet nga titulli përkatës apo legjislacioni në fuqi;

d) kur rrethanat janë të tilla që s’do të kishte kuptim ose mundësi për ripërmbushjen e kushteve apo ndreqjen e shkeljes së detyrimeve nga titullari, brenda çdo afati të arsyeshëm të pezullimit.

Ndërkohë, pritet që me fillimin e parlamentit të ri të bëhet një amisti për dorëzimin e armë të cilat janë marrë nga depot e ushtrisë gjatë periudhës 97-98. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Çadra e shezlongë: ç’po kërkojnë tatimet nga plazhet private

Next Post

Nisma e Luleve: Ja pse Shqipëria mund të bëhet

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.