Personat të cilët duan t’u pajisen me armë zjarri për arsye të ndryshme, mund të aplikojnë tashmë në portalin E-Albania.
Ndryshimeve e publikuara së fundmi në fletoren zyrtare i janë shtuar edhe disa kritere të cilët duhen përmbushur për të disponuar një armë zjarri.
a) Kërkesën për licencë
b) Vetëdeklarim “Për verifikimin e gjendjes gjyqësore” të personit fizik ose të administratorit të personit juridik, vërtetim nga gjykata që shoqëria nuk është në proces gjyqësor/nuk është dënuar dhe nga prokuroria që shoqëria nuk është në procedim penal;
c) Letërnjoftim/pasaportë, të njohur sipas legjislacionit në fuqi të personit fizik ose të administratorit të personit juridik;
ç) Kontratë pune me drejtuesin teknik;
d) Certifikatë mjekësore për veprimtaritë e lejuara me armët për personin fizik, për pronarët përfitues të personit juridik, sipas përcaktimit të ligjit “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, drejtuesin teknik, si dhe personat e punësuar, veprimtaria e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me armët, sipas udhëzimit në fuqi për llojet e vizitave dhe përmbajtjen e raportit mjekësor për veprimtaritë me armët, lëshuar nga autoriteti përkatës brenda 6 (gjashtë) muajve të fundit, që vërteton se është i aftë nga ana mendore dhe fizike.
Po ashtu, Policia e Shtetit mban Regjistrin e Licencave dhe Autorizimeve për Veprimtaritë e Lejuara me Armët. Struktura përgjegjëse regjistron vendimin e miratimit ose të refuzimit të kërkesës për licencim, si dhe çdo vendim miratimi apo refuzimi të kërkesave të mëparshme për licencim, sipas rastit.
Licenca dhe çdo vendim lidhur me licencat e lëshuara dërgohen për publikim në Regjistrin Kombëtar të Licencave, që administrohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Licenca shfuqizohet qoftë me kërkesë të subjektit por edhe për shkeljet:
a) me kërkesë të titullarit;
b) për mospagim të taksës/tarifës përkatëse (nëse ka);
c) në rast moszbatimi të urdhërimeve brenda afateve të arsyeshme të pezullimit;
ç) në rastin e shkeljeve të rënda me faj nga titullari dhe/ose kur shkelja ka shkaktuar dëmtim të interesit publik, që garantohet nga titulli përkatës apo legjislacioni në fuqi;
d) kur rrethanat janë të tilla që s’do të kishte kuptim ose mundësi për ripërmbushjen e kushteve apo ndreqjen e shkeljes së detyrimeve nga titullari, brenda çdo afati të arsyeshëm të pezullimit.
Ndërkohë, pritet që me fillimin e parlamentit të ri të bëhet një amisti për dorëzimin e armë të cilat janë marrë nga depot e ushtrisë gjatë periudhës 97-98. /sarandacity.al/
217183 236138I genuinely like your writing style, great data, thankyou for posting : D. 842049
888875 847531Possible call for all types of led tourdates with some other fancy car applications. Numerous also supply historic packs and other requires to order take into your lending center, and for a holiday in upstate New York. ??? 579757