Zv.kryeministri Erjon Braçe përcolli një apel vaksinim por në stilin e tij, duke e kombinuar dhe me denoncimin e asaj që sipas tij po bëjnë njerëzit këto ditë gushti.
“Qindra festa ne vijen bregdetare buze me buze duke kembyer sterkla me qef, qendra tregtare te mbipopulluara pa asnje mase mbrojtese si clirim, stadiume plot dhe pa asnje distance por duke ja kenduar tjetrit kengen ne fytyre, qindra mije njerez ne porte e aeroporte, pika kufitare ne hyrje duke shtuar ndjeshem numrin e banoreve këtu”, që sipas tij “meritojnë vetëm një përgjigje: vaksina”.
Hotelieret kerkojne zgjatje te orarit te mbylljes;
Restorantet, baret, baret e plazhit, klubet, organizatoret e festave kerkojne zgjatje te orarit te muzikes;
Organizatoret e dasmave kerkojne jo vetem orar deri ne mengjes por edhe muzike deri ne mbyllje;
Organizatoret publike apo private te festivaleve apo festave komerciale disa ditore jo vetem qe nuk marrin leje per grumbullime por nuk lajmerojne asnje mase;
Dheeeee pas gjithe ketyre, nepunes adminiatrate, sherbimesh publike, gjykate, nepunes ne sektorin privat duan te kthehen ne pune me kohe te plote;
Shkollat 9 vjecare, te mesme dhe te larta duan te kthehen ne klasa ne shtator;
FSHF kerkon stadiumet plote, te hapura edhe pse nuk i mbush dot;
Etj etj etj etj”, shkruan më tej Braçe, duke thënë se ky lloj normaliteti është ende i pamundur për sa kohë ka njerëz që nuk pranojnë të vaksinohen. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?