Policia Rrugore ofroi raportin ditor të ndëshkimeve në rrugë, ku veçoi një i ri që pos faktit me patentë falso ecte dhe me shpejtësi në aksin Levan – Vlorë.
Janë 9 shoferë janë arrestuar, ndërsa 46 leje drejtimi janë pezulluar në në 24 orët e fundit në vendin tonë.
“Në autostradën Levan-Vlorë, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip Audi që drejtohej nga shtetasi K. M., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi 167 km/h. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatëse, duke përdorur një patentë të falsifikuar. Ky drejtues mjeti është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar me masë administrative.
Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, gjatë monitorimit me radar nga Policia Rrugore e Tiranë është konstatuar mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. G., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte me shpejtësi 165 km/h.
Shoferi është ndëshkuar me gjobë 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.
26 nga patentat e pezulluara janë për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.
Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 1666 drejtues mjetesh”, thuhet në raport. /sarandacity.al/
428982 614054I like this post extremely significantly. I will surely be back. Hope that I can go by means of a lot more insightful posts then. Will likely be sharing your wisdom with all of my pals! 255991
341468 117682I discovered your site website on google and check a couple of your early posts. Preserve within the top notch operate. I just extra up your Feed to my MSN News Reader. Looking for toward reading far much more of your stuff afterwards! 788006
370930 681706This blog really is excellent. How was it made ? 747194