Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, një nga projektligjet për të cilat kryeministri Rama tha se do të hyjë në fuqi së shpejti është asistenca me rrogë të plotë nga profesioni i prindërve për të gjithë fëmijët që e kanë humbur prindin në disa rrethana të caktuara.
Rama u shpreh se projekti është për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës.
Kategoritë përfituese nga ky projektligj do të jenë:
-Do përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç sipas kategorive të fëmjëve apo personave nën kujdestari të shpallur apo të njohur me status dëshmor.
– Fëmijë të mjekëve, infermierëve apo personeli mjekësor që ka humbur jetën si pasojë e Covid, gjatë apo për shkak të detyrës në institucionet e specializuara, spitalet Covid.
– Fëmijët në kujdestarinë e një prindi që ka humbur jetën në përpjekje të mbrojtjes së pronës publike apo për shpëtimin e mbrojtjen e jetës së të tjerëve.
– Fëmijë të personave në kujdestari të një prindi që ka humbur jetën në funksion të mbrojtjes së rendit publik, apo kushteve të fatkeqësive natyrore apo gjendjes së jashtëzakonshme.
Personat që u përkasin kategorive përfituese, pavarësisht nëse prindi ke ka humbur jetën para hyrjes në fuqi të ligjit do trajtohet në mënyrë retroaktive.
Personat e mitur prindi i të cilit i përket statusit si mjek, infermier, apo pjesë e personelit shëndetësor që ka humbur jetën qoftë dhe para hyrjes në fuqi të ligjit si rezultat i infeksionit nga COVID do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta fëmijëve që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesin e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç. /sarandacity.al/