Ndryshe nga fundjavat e tjera, kësaj radhe, timoni i deputetes së Sarandës Anila Denaj ka marrë kah juglindja e jo jugperëndimi, pra në zonën e saj elektorale.
Ajo ka qenë në Korçë, ku siç shkruan, ka patur si mision atë zyrtares socialiste e jot ë deputetes.
“Në Korçë, me strukturat e Partisë Socialiste, ku diskutuam për zgjerimin e bazës dhe anëtarësimet e reja, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm dhe rritjen e efikasitetit.
Diskutuam gjithashtu edhe për forcimin e rolit të rrjetit të sekretariateve, të Burimeve Njerëzore, jo vetëm në këtë qark, por edhe në të gjithë vendin”, shkruan Denaj.
Pra, në këtë takim, ajo ka qenë më statusin e Sekretares së Burimeve Njerëzore në PS, një post i ri në selinë rozë, të cilin Rama ia besoi pikërisht ish-ministres së ekonomisë dhe financave në kohë të vështira, siç i besoi dhe kryemenaxhuesen e halleve të Jugut si deputete e Sarandës. /sarandacity.al/