Deputetja socialiste për Sarandën, ministrja Anila Denaj, vendosi të ofrojë në ofertën e saj politike edhe mbjelljen e bukenvileve.
“Për Sarandën e bukur, e cila ndryshon çdo ditë dhe që po përgatitet të presë turistët vendas dhe të huaj, me një transformim rrënjësor.
Së bashku me të rinjtë e Fressh Sarande zgjodhëm të mbjellim 40 bukenvile ose siç njihen ndryshe si ‘Lulja e Sarandës’, në Lagjen 1, për t’i sjellë kësaj zone ngjyrat e pranverës dhe besimin e një fitoreje të thellë në 25 prill”, shkruan Denaj dhe ofron pamjet e aspekteve nga ky aksion mjedisoro-politik. /tesheshi.com/