Deputeti i Sarandës Alket Hyseni gati s’e beson që Bashkim Fino nuk jeton më.
Hyseni sjell në dedikimin e tij foton e fundit me të ndjerin Fino dhe shkruan:
“E kush mund ta mendonte se kjo do të ishte foto e fundit me Baç Finon, mikun e veçantë, kolegun e mençur dhe socialistin që e donin të gjithë.
Çdo fjalë e mençur e Bashkimit, punët e veprat që kreu në jetë, dashuria dhe mirësia që përcolli çdo ditë, shakatë e ëmbla dhe buzëqeshja në portretin e tij, kthehen tashmë në kujtime të vyera, për të mos e harruar kurrë, familja e tij, ne që patëm nderin ta kemi mik dhe koleg, familja e madhe socialiste, por edhe Shqipëria dhe gjithë shqiptarët.
Ngushëllime nga zemra famijes së nderuar Fino!
U prehsh në paqe Bashkim!”, janë fjalët e ndjera të deputetit socialist të Sarandës për kolegun e tij politik.
Bashkim Fino ndërroi jetë nga COVID në moshën 59-vjeçare. /sarandacity.al/