Me kryefjalë Bashën në Air Albania, Berisha e akuzoi për herë të parë pasardhësin e tij për eliminimet në parti. Por më shumë se kaq, artikuloi një akuzë të padëgjuar deri më sot dhe që kurrë s’ka qenë debat në PD, ajo që sipas tij, Basha e çoi partinë majtas.
Berisha, mbështetës deri dje i atij që ia trashëgoi partinë, sot i ka bërë një tjetër portret Bashës.
“Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur. Çdo nismë që nisi, e ndërpreu me urdhër të kujt, askush se di. Çdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, presonaliteteve që kishin kontribute historike në PD”, tha Berisha.
Madje sipas tij, Basha e çoi PD-në nga e djathta në të majtë.
Në 8 vite, Lulzim Basha partia e vlera konservatore e spostoi majtas, majtas dhe vetëm majtas.
Ai ngushtoi hapësirat për të përndjekurit politikë, ngushtoi hapësirat për pronarët, shtylla të mbijetesës në kohët më të vështira të kësaj partie dhe në fund me qëllimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë që drejtonte, por parimet e partive të majta ishin pasioni dhe vullneti i tij”, ishin fjalët e Berishës. /sarandacity.al/