Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën një i riu nga Sarandës, i cili banonte në kryeqytetin grek.
Sipas medias fqinje, bëhet fjalë për 27-vjeçarin Pandeli Kajo me origjinë nga Saranda dhe banim në Athinë ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përmbys në mes të rrugës.
Sipas Policisë Rrugore, gjithçka ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit kur makina e shqiptarit 27-vjeçar me profesion farmacist, po lëvizte në rrymë nga Ilioupoli për në Athinë.
Thuhet se Pandeli Kajo, banor i Zografou, sapo kishte marrë të dashurën e tij 23-vjeçare nga shtëpia e saj në Ilioupoli për të dalë për shëtitje.
Të njëjtin fat tragjik ka patur edhe kjo e fundit.
Vlen të theksohet se gjatë natës në zonë në këtë kohë ka rënë shi dhe rruga ka qenë e rrëshqitshme.
Makina e 27-vjeçarit është përmbysur pasi është ngjitur në trotuar dhe ka përplasur parmakët e jashtëm të rrugës.
Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë, ku u angazhuan 4 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse. /sarandacity.al/