Data 5 janar, e mërkurë, është dhe një afat që PD-ja e Berishës i ka bërë Bashës, kreut të PD-së zyrtare, që të lirojë zyrat, me pretendimin se ai është shkarkuar si kryetar me referendum nga anëtarësia.
Dhe, një zhvillim i fundit nga selia blu, një ndërhyrje vizuale në fasadën e godinës, ka bërë që PD-ja “Berisha”, më saktë Komisioni i Rithemelimit, t’i përcjellë një tjetër paralajmërim Bashës.
“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.
Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhet në deklaratë.
Tashmë duhet pritur e mërkura për të parë se ë’rrjedhë do marrin ngjarjet në PD. /sarandacity.al/
880626 545132Howdy! I just wish to give a huge thumbs up for the fantastic info you may have here on this post. I will probably be coming back to your weblog for much more soon. 280463
44374 215352 Its hard to find knowledgeable individuals on this subject, but you sound like you know what youre talking about! Thanks 282107