Nga selia e PD-së, si Ben Blushi pas 14 shtatorit me konferencë në një sfond plumbash, në rolin e zëdhënësit të Nanos, Basha i tha medias se “sot është një ditë bilanci pas ditës së djeshme tragjike për demokratët e shqiptarët”.
“Nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët e shqiptarët veçse trishtimit të thellë për atë që ndodhi dje. Sot nuk është ditë për t’u krenuar apo qeshur siç bëri ai që ishte pak më përpara(Berisha), nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës që nuk ka asgjë të përbashkët me demokratët. Por për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh: provat janë para syve të shqiptarëve”.
Ai akuzoi Berishën si të eksituar nga dhuna.
“Për fat të mirë dje nuk u derdh gjak ashtu siç kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh duke abuzuar me qindra demokratë të manipuluar që i thirri si fasadë.
Eksitimi përballë kësaj skene dhune që nuk fshinte dot dje dhe që e komandonte me dorë e ka shoqëruar edhe sot, siç ka shoqëruar edhe Ramën, në skena të ngjashme në 21 janarin. Këtu ata janë të ngjashëm dhe këtu ndahem me të dy”, tha Basha, që në fakt, në 2019-ën, nën udhëheqjen e tij u organizuan protesta po kaq të dhunshme, me zjarr e flakë në kryeministri e parlament. /sarandacity.al/