Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama bën të ditur se duke nisur nga 24 janari, do të ketë lehtësira për ata që regjistrojnë automjetet për herë të parë.
“…Dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një video ku tregohen dokumentet që do të njihen nga DPSHTRR. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ckvJrMTT9xI