Konfirmohet përfundimisht aleanca Berisha – Meta në zhvillimet e reja politike, ato të diktuara nga çarja e madhe në PD, ardhur fill pasi Basha vendosi të bëjë “atvrasje”.
Këtë e ka konfirmuar vetë Berisha, i pyetur gjatë prezantimit të kandidatëve të dalë nga procesi i primareve.
“LSI është pjesë e këtij koalicioni, pa diskutim. Po shihen modalitetet që përcakton ligji, me të tjerat po negociohen”, u shpreh Berisha, referuar sfidës elektorale të 6 marsit me Lokalet e pjesshme në 6 bashki.
Berisha tha se koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë logon e vetë. I pyetur për logon e PD-së, Berisha tha se “është konfiskuar padrejtësisht nga narkoshteti”.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë se do jetë apo jo “Foltorja” një parti e re, e cila përfaqësohet për momentin nga i ashtuquajturi Komision i Rithemelimit.
Ndërkohë, duhet theksuar se aleanca e tij do jetë më LSI-në, një forcë që për momentin drejtohet nga Krymadhi, por që përkthehet si Meta, si vetë LSI e si bashkëshortja e tij. /sarandacity.al/