PD-ja e Berishës, apo ndryshe Rithemelimi, pati mbledhjen e parë në Sarandë.
Siç mund të shihet nga fotot, në krye qëndron ish-Sekretarja e degës Matilda Qurku.
Ndërkohë, një tjetër figurë e fortë femërore, Manjola Nikollo, njofton plot entuziazëm politik këtë takim.
Kujtojmë se një ndër të angazhuarit prej muajsh në linjën Berisha në Sarandë, është ish-deputeti dhe ish-drejtuesi politik i Qarkut, Arben Ristani. /sarandacity.al/