U arrestua në Qafë Botë një shtetas nga Ksamili, i cili ishte në kërkim nga Policia.
Fation Alizoti ka provuar të guxojë të hyjë nga Greqia në Shqipëri, edhe pse duhet të qe në burg, por ka dështuar.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:
Fation Alizoti, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 08.02.2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burg, për veprën penale ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë”, thuhet në raportimin policor. /sarandacity.al/