Përmirësimi i cilësisë së produkteve shqiptare do të bënte që të rriteshin me shumë konsumimi i tyre brenda vendit, ashtu dhe eksportet e tyre drejt tregjeve rajonale – ka konkluduar kështu kandidatja socialiste e Sarandës Anila Denaj.
Ajo zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, në qytetin e Sarandës, ku tha se “ruajtja e traditave dhe promovimi i produkteve ‘Made in Albania’ janë vlerë e shtuar për zhvillimin, jo vetëm të Sarandës, por të gjithë vendit.
“Me Dhomën Kombëtare të Zejtarëve vlerësuam me titullin ‘Mjeshtër’, duarartët e këtij qyteti.
I vlerësoj dhe i mbështes ata, të cilët ruajnë ndër vite vlerat dhe traditat tona,” shkruan denaj në rrjetet e saj sociale.
“Si kandidate për deputete në këtë zonë do të vijoj të promovoj këto shembuj për të nxitur këto sipërmarrje edhe në mandatin e 3 qeverisës”, tha Denaj. /sarandacity.al/