Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

E mbetur pa çelësat e Gjin Aleksit: pse turistët i sjellin kartolina kësaj gruaje në Rusan

by PorositWeb
15 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Besnike Jaka, një nënoke e gjallë e plot energji në Rusan, nuk ndihet mirë që tashmë nuk i ka çelësin e Gjin Aleksit të rikonstruktuar. E kishte si shtëpinë e saj dhe kujdesej për atë momunent unikal të trashëgimisë fetare si ta kishte vërtet shtëpi, sidomos duke e shndërruar në një kopsht me lule.

Ashtu, e rrënuar siç qe, për Niken qe e bukur bash prej luleve, të cilat ajo i ujiste më pasion, deri dhe sakrificë nganjëherë.

Por sot gjërat kanë ndryshuar. Nikja sheh xhaminë krejt të re, ku ajo që merr prej saj janë kujtimet e një kohe kur “punonte” në të dhe për të, si dhe tërheqjen turistike.

Kjo pasi ajo ka një raport të veçantë me turistët. I fton në shtëpinë e saj ngjitazi, jo për t’i vjelur por për t’u dhënë kënaqësinë e vendit ku kanë shkelur.

Reçelnat apo shërbetet e ndryshme që përgatit, kavonazat me djath e ullinj, janë produktet e saj për të cilat të huajt lëpijnë buzët e lënë gishtat. I fundit, sic tha ajo, qe një polak me banim në Sarandë. Qe dhe një familje nga Tirana.

Nuk preferon t’ju marrë para si një tregtare klasike, pasi hera-herës i trajton si mysafirë. Kjo sipas vizionit të saj për turizmin, që, në fillim duhet t’jua bësh të dashur vendin, më pas të mendosh për fitime.

Ndaj, atë e entuziazmon më tepër fakti që aty vijnë turistë duke u shtuar gjithnjë e më tepër, sesa të fitojë menjëherë nga ata.

Si shembull të kësaj, ajo tregon një kartolinë falenderimi që ia dërgon një turiste angleze, e cila i shpreh mallin dhe mirënjohën për pritjen dhe sajdisjen që ka përjetuar nga Besnikja.

Gjithsesi, Besnike Myrto është një copëz vizioni turistik në një fshat që, edhe nga fakti që është pjesë e projektit të 100 fshatrave, vuan braktisjen dhe asfiksionin social.

Bëhet fjalë për një fshat me histori, resurse, pozicion fantastik, por që askujt nuk ia ndjen ta sheh kështu në funksion të së nesërmes, për ta shndërruar në oaz turizmi.

Do mjaftonte Gjin Aleksi, për të qenë ky monument apo ky fshat, një lloj “Butrint”-i zonës, me jo me dhjetra por me qindra turistë.

Nën Nikja e ndjen këtë, e kupton këtë, e vuan që kjo ende s’po ndodh. /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Denaj: Këto janë “Mjeshtrat” e Sarandës

Next Post

Foto: bashkohen dy gropat “misterioze” e Krongjit

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022
Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri
Individualitet

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

12 Dhjetor, 2022
“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!
Individualitet

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

6 Janar, 2022
Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës
Individualitet

Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës

24 Dhjetor, 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.