Kryeministri Rama po inspekton në Vlorë disa vepra infrastrukturore të Rilindjes Urbane, mes tyre dhe Lungomare 2.
Por gjatë një komunikimi të tij me drejtues kantieri pune, ai shpotiti rëndë Bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli, me të cilin ka ndërprerë marrëdhëniet e partneritetit politik, qyshse ky i fundit refuzoi të ishte kandidat për deputet.
“Morali i fabulës është që të bëjmë një plan mbulimi me panele të forta dhe pjesa tjetër të mbarojë. Ndërkohë atë fushën e basketbollit atje që të thashë.
Ta bëjmë sa më shpejt mos të presim ata të vdekurit e bashkisë”, tha Rama. /sarandacity.al/