Një nga dy të vetëvarurit brenda 10 minutash në Greqi është shqiptar, madje sarandiot. Tjetri është grek.
Fjala është për shtetasin Halim Tusha, i cili u gjet i vetëvarur mbrëmjen e djeshme në Tympaki.
Ende nuk dihen arsyet pse ky 63-vjeçar ka vendosur të bëjë këtë akt.
Halim Tusha ishte baba i dy fëmijëve, i cili ndodhej prej vitesh në shtetin fqinj si emigrant.
Dy vetëvarje tronditën dje Kretën dhe prefekturën e Heraklionit, të ndodhura në distancë kohore prej pak minutash nga njëra-tjetra, midis orës 13.00 dhe 13.10.
Rasti i parë ishte tragjedia për një familje në Heraklion pasi një 43-vjeçar u gjet i varur në bodrumin e një biznesi, i cili nuk funksiononte.
Sipas informacionit, një person i afërt me të e ka gjetur 43-vjeçarin e varur dhe menjëherë njoftoi EKAB, që arriti në zonën e Christomichali Xylouris, me ndihmën e një mjeku, por tashmë ishte vonë
Ndërkohë që rasti tjetër, vetëvarja e 63-vjeçarit shqiptar ka ndodhur në Tympaki.
“Në mënyrë tragjike u pre filli i jetës së një të huaji 63-vjeçar në Tympaki. Burri u gjet i varur në shtëpinë e tij, nga një person i afërt me të, i cili menjëherë njoftoi autoritetet me një ambulancë të EKAB Miron për të shpejtuar në vend, megjithatë edhe në këtë rast ishte tashmë tepër vonë.
Rrethanat që çuan në vetëvarjen e dy qenieve njerëzore mbeten të paqarta, ndërsa ekzaminimet mjeko-ligjore të dy trupave pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta”, thuhet zyrtarisht. /sarandacity.al/