Një shtetas, me detyrë kryekamarier i një lokali, është konfliktuar me policinë mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Turizëm-Çukë, në te një lokal në afërsi të Resort Bukenvile.
Fjala është për lokalin e shtetasit Gazmend Gega.
Personi i cili i rebelohet policisë, duke e shtyrë një efektiv, është shoqëruar në Komisariat.
Shkak, sipas pronarit të lokalit, ka qenë urdhëri i policisë për mbylljen e lokalit në emër të orës policore COVID, por që pretendohet, nga drejtues të lokalit, se ardhja e policisë ka qenë para orës 22.00, kur është në fuqi ende kjo orë.
Nga ana tjetër, Policia pretendon se shkak ka qenë muzika, e cila sipas saj lejohet deri në orën 20.00.
Detaje të tjera sqaruese rreth asaj që ka ndodhur priten në orët në vijim. /sarandacity.al/
https://youtu.be/roCfpsSAExQ