Adriatik Lapaj mund të konsiderohet pa hezitim apo teprim si një nga ata emra me peshë publike që ka nxjerrë Saranda.
I lidhur me qytetin e jo thjesht nga fakti se është lindur e rritur aty, se ka familjen aty, por më së shumti nga angazhimi i tij për Sarandën, duke qenë pjesë e Nismës së Luleve, e cila veç lulëzimit të qytetit merret dhe me pastrimin e nëndetit, ai është ndër ato modele të munguara por në shtim e sipër, të frymëzimit qytetar për të mirën publike.
Mbron tezën se me anë të gjërave të vogla mund të arrihen ato të mëdha, edhe pa ndonjë rol të fortë vendimmarrës në kuptimin zyrtar të fjalës. Dhe për këtë ka ç’ofron si ilustrim.
Me profesion avokat, me gjysmën tjetër si aktivist civil, ai pranon se Saranda ka qenë një inspirim i personalitetit të realizuar deri më tani.
Eshtë ri, rinor në komunikim e veprim, rinor në ide e reaksion, aspak mizantrop, siç i duhen pra kësaj shoqërie. /sarandacity.al/
https://youtu.be/lJRz2zdpc94