Në kuadër të 18 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Butrintit vjen me një katalog më të ri.
Katalogu i botuar ka për qëllim të promovojë objektet kryesore të koleksionit të Muzeut Arkeologjik në Butrint.
Ky koleksion përbëhet nga një fond prej 1325 objektesh të zbuluara nga gërmimet arkeologjike brenda Butrintit, por edhe nga Diaporiti, Kalivo, Xarra, Fushë Vrina dhe një pjesë e vogël edhe nga Finiqi.
Vizitorët e shumtë do të njihen edhe më mirë me vlerat kulturore të Butrintit. Promovimi i këtyre vlerave u bë nga bashkëpunimi me projektin Mo.Na. /sarandacity.al/
P.S. Dhe për korrektesë të asaj që kërkon dikasteri i Kulturës, po ju servirimin linkun për të parë se çfarë ajo ka përgatitur për Parkun e njohur Arkeologjik: http://iktk.gov.al/site/wp-content/uploads/2021/05/Muzeu-i-Butrintit_Final.pdf