Kandidati për t’i marrë Bashës drejtimin e PD-së, Agron Shehaj, tha nga Saranda se “nëse duan të fitojnë duhet të votojnë për ndryshim në 13 qershor”, teksa është shprehur i sigurt se nëse nuk do të ketë një ndryshim të tillë PD sërish do të humbë.
Kujtojmë se teza e “Ndryshimit” ishte kredoja e Bashës më 25 prill, në përpjekje për t’i marrë qeverisjen Ramës.
“Zgjedhet e 25 prillit i humbën, nuk vajtëm dot në pushtet. Ka patur blerje, është e vërtetë dhe këto duhen hetuar, por këtë rezultat nuk e ndryshojmë dot. Ne mund të kishim bërë më shumë dhe duhet të kishim bërë më shumë.
Unë mendoj se PD ka nevojë për ndryshim. Është e thjeshtë për lidershipin të thotë se nuk ka humbje, nuk humbëm.
Unë jam i bindur se ne në këtë mënyrë ne nuk fitojmë, po nuk ndryshuam partinë ne nuk fitojmë dot, kjo më ka shtyrë që të kandidoj për kryetar të PD”, ka arsyetuar Shehaj.
“Ju ftoj të vendosni për ndryshimin e lidershipit që nesër të kemi mundësi të rrëzojmë Edi Ramën”, tha konkluduar ai. /sarandacity.al/