Vdekja e së resë delvinjote Evgjeni Baxho pak javë më parë, vijon të mister për mënyrën se si e pse, pasi në trupin e saj janë gjetur simbole të pashpjegueshme.
I fundit version është ai i një magjie të mundshme mbi të, nën dyshimin se e ndjera ishte bërë pjesë e besimeve okulte.
Studiuesi Eno Bajrami tha në Shqipëria Live në TCH, se “ata që futen në këtë rrugë kërkojnë idenë e një rritje shpirtërore që ta shohin realitetin në një tjetër këndvështrim. Por njeriu është një qenie sociale dhe fakti që ata mbyllen në vetvete i bën ata që të distancohen edhe nga realiteti. Te pjesa e shpinës ose është ndërhyrë që të prishet magjia, ose kanë ndërhyrë që ta përforcojnë magjinë në mënyrë që vajza të shërohej”.
Ai më pas argumenton se “sëmundja është agravuar dhe në sajë të energjive të saj nga këto praktika”.
“Ka ndërhyrë një person tjetër që është shumë i njohur me këto gjëra ose janë njësoj. Por patjetër që është një person tjetër se lapustila është tjetër lloj. Kulte të tilla nuk rekrutojnë njerëz se magjitë nuk rekrutojnë njerëz. Është rit ‘new age’ për të kuruar sëmundjen e saj”, arsyetoi Barjami. /sarandacity.al/