Deputeti Damian Gjiknuri, njëherësh ish-kreu i fushatës socialiste në Sarandë, ka bërë një gjë të pazakontë për statusin e tij publik.
Nga FB, ai kërkon që të ndihmohet një e re e kampit politik të mazhorancës, pasi ka zënë shtratin e spitalit pas së sëmundjeje të rëndë.
“Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën!
Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë.
Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë.
Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemoragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë.
Të dashur miq!
Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut.
Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!”.
Eshtë interesant fakti që kjo është një thirrje që vjen nga një prej njerëzve më të fuqishëm të mazhorancës, e cila njëherësh posedon dhe instrumenta për t’i ardhur në ndihmë së resë që për mbi të gjitha është dhe një aktiviste politike pranë saj.
Gjithsesi, gjesti i Gjiknurit është për t’u përshëndetur, siç është për t’u nxitur kontributi, sado modest, për jetën e kësaj te reje. /sarandacity.al/