Prefekti i Vlorës Famur Mamaj qe deri në Kalasë për dy problematika: zjarret dhe kanabin.
Kështu thuhet në njoftimin zyrtar të faqes së tij.
“Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takime të zgjeruara në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë me pjesmarrje të nënprefektëve, drejtuesve të bashkisë, shefit të komisariatit, administratatorë të njësivë administrative, kryetarë të fshatrave, blegtorë dhe banorë të zonës.
Tema e takimit ishte mirmenaxhimi i situatave për parandalimin e zjarreve në kushtet e ritjes së temperaturave, si dhe lufta e pandërprerë për ndalimin dhe goditjen e aktivitetit të jashtligjshëm të kultivimit dhe tregtimit të kanabisit në territor”. /sarandacity.al/