Për Marjel Mejdin, nuk ka asnjë dilemë se kush ishin ata që e sulmuan ashpërsisht me shkopa bejzbolli, madje dhe me leva, gjata orëve të drekës në afërsi të Portit të Sarandës.
Ai, i fashuar prej qepjeve në të çarat që ka pësuar, bëri me dije për Sarandacity nga ambientet e spitalit të Sarandës se dhunuesit e tij janë Fufajt e Mamurrasit, të cilët duan t’i rrëmbejnë një pronë xhaxhait të tij.
Madje ngjashëm e ka pësuar dhe ky i fundit, si dhe një shok i juristit sarandiot, siç shpjegon vetë ai.
Për këtë pronë po zhvillohet ndërkohë një gjyq dhe Marjeli thotë se kjo formë bandideske është një presion për t’u dorëzuar, pra hequr dorë nga rruga gjyqësore.
Pra pranuar të dalë me pamje, pikërisht prej fashimeve, Marjel Mejdi ka dhënë një prononcim ekskluziv për Sarandacity, i cili do publikohet më vonë. /sarandacity.al/