Presidenti Meta nisi ditën e parë të dekorimeve në Sarandë, duke shkruar fillimisht te Shtëpia e Fëmijës, për të vijuar me “Adem Shemen” përballë dhe “Hasan Tahsinin” pak më tutje.
Kjo është hera e parë që Meta ndërmerr një vizitë dyditore dekorimesh në një qytet, duke vënë në sprovë etike autoritetet lokale, brenda një konteksti politik të caktuar. Sepse, ceremonitë e dekorimeve kanë si partnerë të detyrueshëm edhe pushtetin lokal.
Por pushtetin aktual lokal, atë të dalë nga 30 qershori i bojkotuar nga politika, Meta s’e njeh. S’e njeh për faktin se e ka ç’dekretuar si datë zgjedhjesh. Që do të thotë se s’njeh asgjë të dalë prej tyre. Pra, as kryebashkiakun Gurma.
Por gjithsesi, ky i fundit ka zgjedhur të mos lejojë të çara me kreun e shtetit, ku kortezialisht ka ofruar partneritetin infrastruktural dhe njerëzor për dekorimet përkatëse, ndonëse vetë nuk është prezent krah kreut të shtetit, mbi të gjitha të shkarkuar nga mazhoranca së cilës ai i përket.
Në nisje të ceremonive dekoruese, te Shtëpia e Fëmijëve, Meta u prit në këtë mënyrë:
https://youtu.be/5N_VQ9jqp9Y
Howdy! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying
to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good success.
If you know of any please share. Thanks! You can read similar blog here: Warm blankets