Mbylli sytë këtë të dielë mësuesi e artisti sarandiot Jani Marku. Ai u shua në Athinë.
Pas ka lënë gjurmët e një emrave më të njohur të artit figurativ në vite, duke qenë njëherësh mësuesi simbol i vizatimit për shumë e shumë breza nxënësish.
Jani Marku lindi në Qeparo me 1938.
Ishte i pari piktor që i erdhi Sarandës me Lice Artistik në vitin 1963. Ai ishte priodukt i emrave të mëdhenj të kohës si Abdurahim Buza, Nexhmedin Zajmi, Guri Madhi.
Ka punuar si mësues vizatimi në të gjitha shkollat e Sarandës, si dhe në Metoq e Çukë etj. Janë me qindra ata nxënës që kanë mare mësime metodike prej tij në Shtëpinë e Fëmijëve dhe në ish-Shtëpinë e Pionerit sot (QKF).
Janë në memorien e sarandiotëve orët e mësimit që Jani Marku jepte në rrethet e pikturës dhe ato të punëve me dru e pirografisë.
Ai është i njohur si piktor i peisazhit, portretit, pirografisë dhe skulpturës dekorative.
Motivet nga vendlindja, Qeparoi, Bregu i Detit në tërësi e sidomos nga Saranda, janë më të dashurat dhe më të frymëzuarit për mësues Janin.
Ekspozita e tij e parë daton në vitin 1965, për të vijuar më 1971, 1979, 1980, ndërkohë që është bashkautor në mjaft ekspozita lockle dhe kombëtare. /sarandacity.al/