SPAK i është afruar qeverisë, duke vënë nën arrest, ndonëse në kushte shtëpie, një zv.ministre.
Fjala është atë të Brendshme, Rovena Voda, aktive dhe në media deri para pak kohësh, e cila akuzohet për marrje ryshfeti lidhur me një punësim në ministri.
Më konkretisht, Voda, sipas SPAK, ka marrë para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra, Majlinda Hasani, avokate dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive në Ministrinë e Brendshme. Majlinda Hasani, avokate nga Durrësi, ka luajtur rolin e ndërmjetëses për marrjen e ryshfetit.
Që të trija janë në “Arrest shtëpie” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /sarandacity.al/
I am really inspired along with your writing skills as neatly as with the format for your weblog. Is that this a paid subject matter or did you customize it yourself? Either way keep up the excellent quality writing, it’s uncommon to look a nice weblog like this one today!