Një tjetër rast dhune në familje ka përfunduar pas hekurave të Policisë së Sarandës.
Fjala është për rastin klasik, atë kur burri rreh gruan.
Siç thotë njoftimi zyrtar, “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”. /sarandacity.al/