Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 10:20 pranë rrethrrotullimit të Metoqit.
Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident.
Sipas burimeve, automjeti tip Ford Fiesta drejtohej nga një turiste femër, e cila e ka me qera këtë makinë, ndërsa drejtuesi i automjetit Toyota është shqiptar.
Nuk ka pasur dëmtime shëndetësore, përveç atyre materiale.
Policia është prezente në vendngjarje. /sarandacity.al/