Jo gjithnjë ndodh që një ekselent ta vijojë ekselencën e tij të shtrirë në vite, pa devijime. Me Sofo Çakallin e maturës 2010 te “Hasan Tahsini” po ndodh ndryshe: ai, krejt natyrshëm po vijon ekselencën e tij në përvojën e tij amerikane, qyshse vendosi të zhvendosej tej oqeanit.
Janë vërtet befasuese studimet, arritjet dhe karriera e deritanishme e tij atje.
Dhe, sa është një aspekt krenarie, në raport me qytetin ku u rrit, është dhe një keqardhje që të paktën për momentin Saranda nuk e gëzon ende si aset njerëzor të rrallë.
Por, së paku, nga afeksioni që ka ky i ri i fisëm sarandiot për qytetin e tij, kjo do të ndodhë një ditë.
Ndërkohë, te Sofo Çakalli ka dhe një tjetër ekselencë, pa qenë nevoja për teste: është ajo e një djaloshi potencialisht të kulturuar, por dhe modest, në pamje e komunikim, nga ata që vjen të thuash: dhjetë të tillë të kish Saranda, pak më shumë Shqipëria. /sarandacity.al/
https://youtu.be/xSX6aAmfE_0