Një grabitje spektakolare ndodhi së fundi në një bankë në lagjen Peristeri të Athinës.
Autor ishte një 42-vjeçar shqiptar i cili ishte arratisur nga burgu nga janari i 2020.
Në videon e publikuar nga Kathimerini shfaq momentin kur shqiptari shkon tek arkëtari, e kërcënon me pistoletë dhe i merr paratë. Më pas ai largohet me ndihmën e një shoferi grek 58-vjeçar të cilin e kishte bashkëpuntor. Policia greke u vu në ndjekje dhe pavarësisht rezistencës së tyre mundi t’i arrestojë.
Shqiptari rezultoi i arratisur nga një burg rural në janar të vitit 2020 pasi ishte dënuar me 28 muaj burg për vjedhje, rezistencë, plagosje të rëndë e hyrje të paligjshme në Greqi.
Ndërkohë që ai ishte në pritje të një urdhër-arresti pasi akuzohet se ka kryer një vjedhje me armë në një dyqan në Mesini dhe të një dënimi prej 3 vite burg për vjedhje.
Nga një kontroll fizik të kryer tek 42-vjeçari shqiptar u gjetën dhe konfiskuan, sipas EL.AS.:
një revolver me 5 gëzhoja,
shumë parash,
veshje që ata i përdornin për grabitje,
pajisje telefonike.
Njëherazi nga një kontroll fizik të 58-vjeçarit, u gjetën dhe konfiskuan:
një shumë parash,
pajisje telefonike,
armë,
thikë.
U konfiskua gjithashtu edhe makina e përdorur nga ata për të kryer grabitjen. /sarandacity.al/