Të tjera ndëshkime janë ndërmarrë në Sarandë për muzikën tej orës 23.00.
Njoftimi zyrtar i 24 orëve të fundit thotë se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator shtetasit S. D., dhe A. T., për të cilët janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike’, shtetasit:
-S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;
-B. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të percaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D”. /sarandacity.al/