Një arrestim për “dhunë në familje” ka ndodhur 24 orët e fundit në Sarandë.
Në raportin zytar thuhet se “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin A. GJ., 38 vjeç, banues në Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme”. /sarandacity.al/