Arkivat Shqiptare sollën në kujtesë një zhvillim në Breg në kohën e luftës.
“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton operacionet e aviacionit Britanik të RAF (Royal Air Force) nën qiellin shqiptar, në zonën e Spilesë të Himarës. Operacioni nisi si njësi mbështetëse e trupave britanike në kuadrin e aleancës antinaziste gjatë Luftës II Botërore.
Britanikët zbarkuan nën operacionin e koduar ‘Healing 11’.
Shumë trupa të misioneve aleate do të ndihmonin në territorin shqiptar, si nga toka, ajri e deti, deri në përfundimin e luftës.
Në foto, pamje nga Spileja e Himarës”. /sarandacity.al/