Ndërsa mjekët paralajmërojnë njerëzit që të mos ekspozohen në diell këto ditë në mënyrë të panevojshme, ka nga ata që janë të vendosur të mos humbasin asnjë orë marrje rrezesh, kështu që përpiqen të gjejnë mënyra si për t’u mbrojtur nga dielli e si për të qenë në diell.
Disa ide duken të mira, por disa nuk duhet të zbatohen absolutisht.
Ideja e këtij lloji të dytë u bë këto ditë një hit i vërtetë në Mal të Zi, pas një fotoje të publikuar nga Podgorica Time Machine.
Në nxehtësinë e padurueshme, ky njeri vendosi ta bënte edhe më të vështirë situatën individuale duke u mbështjellë me celofan.
Nuk dihet saktësisht se ç’mbrojtje priste ai nga kjo, por sigurt se duhet ta ketë kuptuar që kjo zgjidhja ishte një budallallëk me brirë. /sarandacity.al/