Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Adem Daci: me dy shtata jetë, ikën njeriu i artit të shtatë notave

by PorositWeb
12 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë 12 janar, COVID-i i ndali rrahjet e zemrës së bardhë të Adem Dacit. Kitara është më e heshtura e kësaj dite, që mbushi me trishtim tërë ata që njohën Ademin dhe shijuan mrekullinë e artit të tij. Gishtat e Ademit nuk do rrëshkasin më mbi pistën e telave të saj, për të na dhënë tinguj të artë. Por ne e kemi në kujtesë tërë atë rrugë të gjatë e të bukur që bëri me kitarën.

Rastësia është vetë mrekullia. Duke kërkuar një foto të tij, duke luajtur në kitarë, më hapet në ekran teksti i një kronike televizive, që kam realizuar më shumë se 10 vjet më parë për Ademin dhe kitarën e tij, për ekranin e Riviera Televizion.

“Kitara e Adem Dacit nuk pushon së prodhuari tinguj edhe jashtë skenave të koncerteve. Pasi bëhen tri-katër vetë të grupit të shoqërisë së ngushtë, përsëri kitara e artë e Ademit është midis tyre, si filli që i bashkon në meloditë më të dashura dhe nostalgjitë e secilit prej tyre. Në një prej paraditeve kur këndojnë për qejfin e tyre, u ndal kamera e Riviera TV.

Ademi dhe Tori, Nikollaqi dhe Maksi Zejnati e vëllai i tij, qëllon që ulen shpesh, si shokë të mirë e të vjetër që janë, për të biseduar për të djeshmen e të sotmen. Por midis tyre hyn gjithnjë kitara e Ademit, ajo që, kur është jashtë skenave të koncerteve, duket sikur i bën edhe më të ndjerë tingujt dhe meloditë. Kitara e Adem Dacit aty këndon e aty i qan meloditë motivet e djalërisë së tyre, serenatat korçare apo motivet përmetare e ato të sazeve të Delvinës, që nuk vdesin.   

Në një lokal të thjeshtë, buzë rrugës mbi Gjimnazin e Sarandës është vendtakimi i tyre gjithnjë, kur kanë disa orë të lira. ‘Shoqëria e vjetër, dhe muzika që buron nga shpirti dhe nga telat e kitarës së Ademit, janë si vera e vjetëruar’, thotë Maksi.

Ne u ndalëm këtë paradite pranë tavolinës së tyre, ku kishte edhe pak raki e për meze midhje të saponxjerra nga ujërat e liqenit të Butrintit.

Tavolina ishte modeste, por tingujt e kitarës së Ademit dhe të zërit prej këngëtari të Maksit, mbushin çdo hapësirë të dhomës së vogël dhe dalin jashtë, derdhen trotuarit dhe u kujtojnë kalimtarëve se muzika që di të bëjë Ademi dhe miqtë e tryezës së tij, janë ngjyra e lezeti i Sarandës së dekadave të shkuara, është nostalgjia dhe dashuria për këtë qytet të zemrës.

Iu lutëm të na këndonin diçka prej repertorit të tyre të preferuar dhe nuk na e prishën.

Këtë nostalgji i zoti i lokalit e plotëson edhe me një surprizë tjetër: ai na tregon se nën xham ka vendosur fotografi të rralla të Sarandës.

Në njerën duket detari Gaqe Lepuri, ikona e qytetit. Dhe më tej Saranda e viteve ‘60, ku duket skafi i babait të tij të ndjerë, xha Petref Belulit, një prej personazheve të Sarandës, për të cilin çdo banor i herhshëm i saj ka nostalgji dhe mall.

U ndjemë mirë që me kamerën tonë rregjistruam disa prej momenteve të bukura të kësaj shoqërie të mirë, në mesin e së cilës gjithnjë qëndron muzika”.

Ky është portreti që i bëri vetes Adem Daci, njeriu që bëri artin e shtatë notave dhe iku me dy shtata nga kjo jetë. Ky kthim retro le të jetë homazhi im për ikjen e artistit sot.

Thoma Nika – /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Çukë: nëna me 5 fëmijë, vdekja e radhës në vetmi

Next Post

Ikja e një virtuozi: kush ishte Adem Daci, kitara e famshme e Sarandës

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Historia e Charles Ponzi: si u bë mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave
Kujtesë

Historia e Charles Ponzi: si u bë mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave

21 Maj, 2023
Detaje pak të njohura: ç’duhet të dini për 1 Majin më rrënjë amerikane
Kujtesë

Detaje pak të njohura: ç’duhet të dini për 1 Majin më rrënjë amerikane

1 Maj, 2023
Trende të çuditshme nga e kaluara: ç’ishin kafazet e foshnjave?
Kujtesë

Trende të çuditshme nga e kaluara: ç’ishin kafazet e foshnjave?

14 Prill, 2023
Zbarkimi dhe në Sarandë: pse do na pushtonte Italia?
Kujtesë

Zbarkimi dhe në Sarandë: pse do na pushtonte Italia?

7 Prill, 2023
Si do qe gjuha shqipe nëse….
Kujtesë

Si do qe gjuha shqipe nëse….

24 Mars, 2023
Një Fake shqiptar në kohën e Italisë
Kujtesë

Një Fake shqiptar në kohën e Italisë

10 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.