Aktivisti i njohur sarandiot Adratik Lapaj përcolli një qasje kritika ndaj faktit të shtyrjes së shkollës, e cila do nisë zyrtarisht më 27 shtator, sipas një vendimi të fundit të qeverisë.
Sipas tij, kjo nuk duhej të ndodhte kaq lehtë.
“Njoftimi për shtyrjen e datës së fillimit të shkollës besoj se duhet të ngjall debat publik. Nuk është normale që në shoqërinë tonë nuk ka debat mbi gjëra kaq esenciale.
Prej 2 vitesh fëmijët janë në hallakatje arsimore. Viti i fundit nuk e di a mund të quhet vit i kryer. Doni të gënjejmë veten?
Unë e mirëkuptoj situatën e jashtëzakonshme ku po jetojmë, por fakti që po zgjat duhet të na bëj të gjejmë zgjidhje të zakonshme.
Për fëmijët sot ndoshta është bukur të mos shkojnë në shkollë (kemi qenë fëmijë, mosha na rrok drejt lojës), për ata dhe shoqërinë nesër do jetë shumë keq. Ne po u bëjmë atyre padrejtësi. Vendimet për ta sot i marrim ne të rriturit. Po, të gjithë ne…dikush me firmë e vulë e shumica duke heshtur.
Mësimi online nuk funksionon. Këtë e thonë shumica dërrmuese e prindërve dhe mësimdhënësve. Ai mund të jetë zgjidhje vetëm kur pandemia mund të rikthehet me shifra të shtuara (edhe këtë duhet ta ndajnë ekspertët bazuar në logjikë bindëse), pra në çastet kritike.
Nuk është normale që fëmijët të mos shkojnë në shkollë, ndërkohë që organizohen festa birrash e koncerte anekënd vendit. Ngado plot. Asnjë kujdes. Asnjë masë ndaj virusit, por shkollat i shtyjmë? Pse? Do përsërisin mësimet e vitit të kaluar? Si? Online apo fizikisht?
O njerëz, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë…”, shkruan avokati aktivist i shoqërisë civile. /sarandacity.al/
945507 933589Truly fighter messages are supposed to amuse offer praise into the groom and bride. First time audio system watching over the top places ought to also remember you see, the senior guideline of the speaking, which is your specific person. very best man speeches brother 644064
832050 934809you could have an ideal weblog appropriate here! would you prefer to make some invite posts on my weblog? 364756