Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Anastas Korini: kush ishte mësuesi i fëmijëve vllehë dhe i Kiço Mustaqit

by PorositWeb
1 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Anastas Korini ka lindur në fshatin Pecë më 10 qershor 1930. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në vitet 1937-1938.

Si shumë peciotë dhe Anastasi mori pjesë në rindërtimin e vendit të shkatruar nga lufta, konkretisht në ndërtimin e hekurudhës Durrës – Peqin, duke vazhduar njëkohësisht dhe kursin për mësues ku mori dhe dëshminë si mësues.

Fillimisht punoi si mësues i klasës së parë në Mursi në vitin 1947 dhe prej këtej në Ninat me klasa kolektive deri me 96 nxënës.

Krahas punës në shkollë drejtonte dhe kurset e analfabetizmit.

Në vitin 1947 – 1950 punoi si mësues në fshatin Kuç dhe Qafë të Skraparit.

Më vonë punoi si mësues në fshatin Dardhë të Beratit dhe më vonë në Kuçovë.

Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, punoi me fëmijët vllehë pranë fshatit Livinë, në Miçopolit, kurse në verë kalonte në malet e Boboshticës, Korçë.

Në vitin shkollor 1956 – 1957 emërohet mësues në Bajkaj të Delvinës, po me nxënësit vllehë.

Në vitin shkollor 1957 – 1958, u kthye përgjithmonë në fshatin e tij Pecë, deri në vitin 1984- 1985 ku doli dhe në pension.

Në fshatin e tij, mësuesi gjeti një shtrat të ngrohtë arsimdashës, që ai e zhvilloi dhe e pasuroi më tepër. Nga gjiri i kësaj shkolle kanë dalë kuadro, personalitete dhe figura të shquara që shërbyen kudo nëpër atdhe. Nxënës i mësues Anastasit ka qënë edhe Kiço Mustaqi, i cili arriti të bëhej dhe ministër Mbrojtjeje i shtetit shqiptar.

Kontributi i  tij i  çmuar ka dhënë dhe në gjallërimin e jetës kulturore-artistike të fshatit. Rinia peciote nuk do t’i harojë kurrë ato orët e bukura mësimore, eskursionet, koncertet, ku shpalosej dëshira e madhe e tij për t’i mësuar dhe edukuar brezat, por nuk haron edhe ato momente të bukura kur organizoheshin mbrëmje dëfrimi, nën tingujt vetëm të një violine të tij.

Nën drejtimin e tij, grupi folklorik i fshatit do të shquhej nëpër festivale lokale dhe kombëtare, si për kostumet, vallet shumë të bukura, por edhe për këngët polifonike.

Mësues Anastas Korini ishte një njeri i sakrificës, i cili shkoi e punoj në zona të thella të Skraparit, Beratit apo Korçës, sidomos me nxënësit vllehë që i donte shumë.

Me punën e kontributin e tij ai do të veçohej në armatën e mësuesve delvinjotë si një nga më të shquarit.

Ndaj, në vitin 1985 është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë.

Sot Profesor Anastas Korini gjendet në shtetin grek, pranë famoljes, ne një gjendje të mirë shëndetësore dhe sidomos mendore, me një kujtesë fenomenale, me një mënyrë të foluri qe të bën për vete. Ndonëse në një moshë tepër të thyer, ai vazhdon akoma të punojë dhe të hedhë në letër kujtimet e tij për fshatin, aq të vyera për brezat e ardhshëm.

Sarandacity.al i uron Profesor Anastas Korinit të ketë shëndet, jetë sa më të gjatë dhe pleqëri të bardhë. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Krenarët 2021 në “Hasan Tahsin”: vijojmë me Fiqireten, të shkëlqyerën pa rrjete sociale

Next Post

Koalidimi në Sarandë, drejtori i madh: Si ishte e si do jetë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022
Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri
Individualitet

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

12 Dhjetor, 2022
“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!
Individualitet

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

6 Janar, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.