Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Arrestimi nga SPAK: si mbrohet dyshja Sali Hasa dhe Napolon Hodaj

by PorositWeb
30 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar një komunikim postar me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i cili prej më shumë se një muaji ndodhet i paraburgosur në Burgun 313 së bashku me oficerin e policisë gjyqësore Napolon Hodaj.

Hasa dhe Hodaj akuzohen për dy çështje të ndryshme, në të cilat pretendohet se kanë favorizuar dy shtetas të ndryshem për të pushuar çështjet penale.

Sali Hasa i ka dërguar gazetares Shpresa Dine faksimile të dosjes së SPAK ku akuzohet për “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësise” bashkë më shënimet përkatëse të tij.

Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të së motrës të këtij të fundit, Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Prokurori Hasa ka nënvizuar disa momente të kesaj dosjeje, duke i quajtur parregullsi dhe ngatërresa.

Kështu, në faqen 13 të vendimit të Gjykatës, gjatë përgjimeve të shtetasit Emiljano Mirani, ky i fundit shprehet: “Nuk e di do më lajmërojë prokurori, nuk e di”. Për këtë pjesë, prokurori Hasa nënvizon në krah: “Nuk lajmëron prokurori, por lajmëron Gjykata”.


Në një rast tjetër, shtetasja Elsona Papa është përgjuar duke përdorur herë emrin “Salua” e herë “Salën”.

Në shënimet e tij, prokurori Sali Hasa pretendon se “me qëllim Gjykata ka ndryshuar emrin nga Salua në Salën. Salua është Salo Aliu, kolege e punës e Elsona Papës, e jo unë Prokurori”, shkruan Hasa.

Gjithashtu, Prokurori Hasa pretendon se gjatë përgjimeve, shtetasi Emiljano Mirani flet për një vlerë 1 mijë lek, ndërkohë që Gjykata e shpreh 10.000 lek dhe fjalën “pesedhjetçe” e shpreh 50.000 lek për të krijuar idenë se vepra plotëson një farë vlere. Ndërkohë që çuditshëm ai shprehet: “Prokurori me ndryshimet që janë bërë merr dy milion e dyqindmijë lek dhe une të marr 50.000 lek, është turp ta mendosh”.

Ndërkohë, që sa i përket vendimit për pushimin e çështjes ndaj shtetasit Emiljano Mirani, Hasa shprehet: “Gjykata e ka pushuar çështjen dhe jo unë”.

Edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj, i cili akuzohet se me ndërmjetësimin e Julian Zëres ka ndihmuar në pushimin e një çështjeje të shtetasit Markelian Alinani, të akuzuar për plagosje, nuk e ka pranuar akuzën.

Hodaj para gjykatës është shprehur: “Kam 17 vjet si oficer i policisë gjyqësore. Kam 17 vjet me çantë në krahë lart e poshtë. Këtë zotërine e kam djalë në lagje. Për hallet e mia familjare i’a këm përdorur ndonjëherë makinën. U kam çuar ndonjëherë ushqime fëmijëve të mi në Tirane dhe asnje lloj gjëje tjetër. As kam premtuar, as kam marrë asgjë në jetën time…”.

Hasa dhe Hodaj rezulton se nuk janë përgjuar nga SPAK, por ata janë arrestuar pasi dyshohet se përmenden indirekt në përgjimet e personave të tjerëë të hetuar. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Çështja “Berisha”, një mesazh i sikletshëm amerikan për Bashën

Next Post

Zjarr në Vagalat: flakët po përpijnë dhe ullinj, rrezikohen stanet (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022
Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi
Ekonomi

Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi

2 Dhjetor, 2022
Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë
Sociale

Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë

30 Nëntor, 2022
A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit
Kujtesë

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

28 Nëntor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.